TIRANE- Saimir Tahiri është parë në seancën e sotme të Kuvendit pas gjashtë muajsh mungesë, ka shpëtuar mandatin dhe është ulur në fund të sallës, larg deputetëve socialiste. Interesi për të ishte i madh që në hyrje të Kuvendit, ku gazetarët i janë vënë nga pas për të marrë një prononcim.
WhatsApp Image 2018-04-19 at 10.28.37
Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të për lidhje me grupin e trafikantëve të drogës, vëllezërit Habilaj, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka ecur qetësisht, madje ka buzëqeshur para gazetarëve. Veshur mbante një palë xhinse dhe një xhaketë.
WhatsApp Image 2018-04-19 at 10.28.47
Nuk ka bërë deklaratë tjetër, përveç urimit për rekomandimin e marrë nga KE.
WhatsApp Image 2018-04-19 at 10.28.46
Por teksa ka ngjitur shkallët ai është përballur me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun që mbajti i pari fjalën në Kuvend.
Tahiri, Mediu
Mediu dilte e Tahiri hynte. Nuk dimë nëse janë përshëndetur apo jo, por momentin e përballjes mund ta shihni në fotot e siguruara nga LSA-ja.
Tahiri ne celular
Edhe me t’u ulur në sallë fotografët nuk i janë ndarë. Në një moment e kapin duke folur në celular dhe në një tjetër të mendueshëm.
Tahiri Mendohet
Qetësinë e tij, duket se e prishën disa deputetë të PS-së që shkuan ta takonin, e më pas ish-kryeministri Sali Berisha që e filmoi. Tahiri nuk i kurseu të qeshurat, madje në një moment shihet në këmbë.
WhatsApp Image 2018-04-19 at 10.44.22 (1)
Pak më vonë ish-ministri pritet të flasë. Pavarësisht asaj që do thotë, mandatin arriti ta shpëtojë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb