LIBRAZHD

Pasditen e sotme atleti bullgar, Krasse Georgiev, ka përshkruar kilometrat e para në këmbë në tokën shqiptare, si pjesë të maratonës së tij që e ka fillimin nga Varna e Bullgarisë dhe përfundimin në Durrës.

Rreth orës 17:00 I ka mbërritur në qytetin e Librazhdit, ndërsa paradite atleti bullgar kaloi pikën e kalimit të Qafë-Thanës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gjatë më shumë se 5 orëve ka vijuar vrapimin nga pika e kalimit kufitar drejt Përrenjasit, Qukësit, Xhyrës, Dardhës, Spatharit dhe Babjes, për të mbërritur në qytetin e Librazhdit duke përshkruar një pjesë të madhe të “Via Egnatia”, e cila është një nga 12 rrugët e lashtësisë më të famshme të gjithë botës që lidh në distancën më të shkurtër Lindjen me Perëndimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Atleti bullgar e ka cilësuar vrapimin e tij një udhëtim shumë të bukur në të treja vendet si në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Georgiev, ka vendosur që ta përshkruajë të gjithë rrugën në këmbë në kuadrin e një fushate sensibilizimi për “Korridorin 8” që është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb