Kanë kaluar 6 muaj nga vdekja e Rexhina Debrovës, 25-vjeçares e cila ndërroi jetë në maternitetin e Elbasanit pak minuta pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Shkak i vdekjes së të resë u bë koagulimi i gjakut (një mpiksje gjaku), duke bllokuar kështu një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ka qenë vet bashkëshorti i saj, Algert Debrova, ai që ka thyer heshtjen me fjalë që prekin zemrat. Përmes një postimi në ‘Facebook’ burri i 25-vjeçares ka akuzuar hapur dy mjekët Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi, duke i fajësuar si shkaktarë të vdekjes së Rexhinës, ndërsa vajza e saj mbijetoi. Ai shkon edhe më tej, ndërsa akuzon mjekët se neglizhuan rastin dhe njëri prej tyre morri edhe ryshfet.

POSTIMI I PLOTË:
Erdhi ora.
6 muaj pa frymën, zërin, buzëqeshjen, jetën e Rexhinës.
Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi më keni vrarë shpirtin, më keni nxirë gjakun…
Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bërë me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..
Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”
Sii guxovee
Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brenda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!
Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!
Qetësia dhe heshtja jon janë dhurata ime për ju.
Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb