ITALI


Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në komunat e Breshias, nën akuzën e trafikut të drogës. Të arrestuar kanë përfunduar dy shqiptarë, të moshave 39 dhe 36 vjeç.


Dy shqiptarët e prangosur dyshohet se kanë lidhje me trafikun e dorgës në zonë. Në makinën e tyre, policia gjeti doza kokaine dhe 500 euro të gatshme. Policia kontrolloi edhe banesën ku ata jetonin dhe gjetën aty 5 mijë euro para të tjera të gatshme, raportojnë mediat italiane.


Paratë dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Njëri prej shqiptarëve u la në burg, kurse tjetri në “arrest shtëpie”.

(d.xh/Balkanweb)

.

Etiketa: