Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi u kap me një sasi kokaine. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë u arrestua në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’.

Mësohet se 36-vjeçari vinte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë, ndërsa droga, një sasi prej 50 gr kokaine, u konstatua pas një kontrolli të himtësishëm.

Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ thanë se i riu për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli policor, e kishte fshehur drogën në organet gjenitale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb