Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të diel dy të rinj, të cilët akuzohen për shpërndarje të drogërave të forta. Trafikantët janë ndaluar nga forcat “Shqiponja”, në rrugën “Muhamet Gjolleshi”, teksa kanë bërë gati për shitje lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit, atyre iu është gjetur e sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë, që dyshohet të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta në doza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”.

Operacioni i zhvilluar nga forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga dy poseduesit.

Forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, shtetasit:

F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: