Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij ku kreu i qeverisë e ka krahasuar atë me bufin.

Berisha u shpreh se bufi është simboli i urtësisë dhe mendjes së ndritur në histori dhe mitologjinë e çdo qytetërimi.

“Edi Rama, ti je i pashpresë. Më krahasove mua me bufin, një simbol i urtësisë dhe mençurisë që ka kaluar nga Athinaja deri te Harry Potter,” tha Berisha.

Ai vazhdoi duke premtuar se në zgjedhjet e 11 majit, qytetarët do të vendosin për ndryshim.

“Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton,” theksoi Berisha, duke nënkuptuar se koha e qeverisjes së Ramës po përfundon dhe se shqiptarët kanë nevojë për një qeverisje të re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb