Përplasje kanë ndodhur ditën e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në videon e siguruar nga News24, dëgjohen debate me tone të ngritura mes deputetit Flamur Noka dhe Damian Gjiknurit.

“Mesazhi është i thjeshtë me kryetaro reformë nuk bën dot as Edi Rama askush. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.

Debati ka ndodhur në kuadër të bllokimit të mbledhjes nga opozita, hap ky që u vendos sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: