Igli Tare, ish drejtori teknik i ekipit të Lazios, gjatë një konference në Palermo, u ndal të fliste për eksperiencën e tij gjatë 15 viteve të karrierës tek klubi kryeqytetas.

“Ruaj kujtime shumë të bukura tek Lazio, edhe si lojtar por edhe si drejtues për 15 vite. Mbaj mend që lojtari i parë që kemi blerë atë kohë ka qenë Christian Brocchi. Përse u largova nga Lazio? Nuk kishte asnjë arsye tjetër, veçse fakti që cikli im te ky klub kishte ardhur drejt fundit.

Më pas, Tare u ndal edhe për blerjen më të bujshme të tij, për të cilën ish sulmuesit të kombëtares tonë, nuk i’u desh shumë kohë për t’u përgjigjur: Immobile, pas rezultoi se ai ishte sulmuesi më i mirë italian i 20 viteve të fundit. E ardhmja ime? Pres vetëm klubin e duhur, në mënyrë që të rikthehem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: