Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për raportet që kishte me ish-presidentin tashmë të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Në një intervistë për “Pressing”, Berisha deklaroi se punën e kishte më të lehtë dhe koordinohej mirë  me Rugovën për interesat e Kosovës.

Sipas Berishës, ish-presidenti Rugova gëzonte reputacion të lartë tek udhëheqësit perëndimorë.

“Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës”, tha mes tjerash Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb