FUSHË-KRUJË

Policisë ka dhënë detaje rreth shpërthimit me lëndë plasëse që ndodhi dje në një lokal në Fushë-Krujë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se tritoli i vendosur në pronën e Ibrahim Lamit ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndonëse ka kaluar disa orë nga shpërthimi, ende nuk ka asnjë të dhënë rreth autorëve të kësaj ngjarje. Pritet që dritë mbi ngjarjen të hedhë edhe dëshmia e pronarit të biznesit.

“Më datë 29.11.2018, në Fushë-Krujë, në lokalin bar kafe, në pronësi të shtetasit I.L. 58 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e cila ka shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb