Sot në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një 53-vjeçar nga fshati Matjan i Lushnjës. Haxhiu është babai i 4 fëmijëve, ai prej një muaji kërkon të rikthejë bashkëshorten në shtëpi, e cila, sipas tij është larguar pasi ka marrë urdhër-mbrojtjeje.

Çifti ka qënë në martesë për 26 vjet, por grindjet e shumta kanë bërë që bashkëshortja të largohet. 53-vjeçari thotë se shkaku në fakt nuk kanë qënë mosmarrveshjet por dikush tjetër. Haxhiu rrëfen se e ka kapur shpesh herë gruan duke komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale me dikë tjetër.

Madje ai e akuzon se ajo shpesh herë i ka sjellë në shtëpi meshkuj të tjetër. 53-vjeçari rrëfen se gruaja e tij dikur ka qënë në një martesë, e cila ka marrë fund prej vitesh. Por fëmijët e tij janë regjistruar në emrin e burrit të saj të parë pasi Haxhiu nuk ka bërë celebrim me gruan e tij.

Sipas 53-vjeçarit gruaja e tij është larguar edhe herë të tjera nga shtëpia por këtë radhë ajo nuk do të rikthehet. Haxhiu thotë se e ka kërkuar edhe nëpërmjet policisë së Lushnjës, por ajo sërisht nuk është gjetur. 53-vjeçari thotë se ka tentuar shpesh herë të komunikojë edhe me familjen e saj, me vëllezrit por këta të fundit i kanë shkëputur çdo urë komunikimi dhe nuk pranojnë të flasin me të. Burri thotë se e ka të pamundur të kujdeset për fëmijët ndaj ka ardhur sot në studio e i bëri apel gruas që ajo të rikthehet në shtëpi.

“Dal në xhade me fëmijët në krahë, ata qajnë. Unë s’kam as të ardhura, asgjë. Unë jam në një gjendje tepër kritike”,- thotë ai.

Ndërsa priste ballafaqim me gruan, përballjen në studio e pati me kunatin, vëllain e saj. Ai e akuzoi Haxhiun se e ka dhunaur rëndë të motrën dhe se ajo nuk do të kthehet në shtëpi, pasi i rrezikohet jeta.

Haxhi Matjani: Nuk e kam dhunuar unë gruan, ajo vetë i ka hapur problemet

Kunati: Marrëdhënia ka qënë me shkuesi fillimisht. Më parë motra ishte e martuar në Korçë, i erdhën gjërat mbrapasht dhe u martua me Haxhinë. Jetonte në kushte të vështira shumë e më vinte zor t’ju shkoja në shtëpi. Kur isha për Vitin e Ri i thashë duhet të punosh të mbash shtëpinë Haxhi. Atje tek ata edhe një kafshë që është kafshë nuk jeton dot. E kam marrë motrën e kam kuruar në Tiranë, nuk u përgjigj askush tjetër për të. Ai nuk është njeri, ka bërë një tufë me kalamanj e thoshte e vrau lopa e ka nxirë në gjithë trupin. Si ta çoj motrën tek ai më mirë e vras me duart e mia. Po ta çoj tek ai e vret. S’ka shanse të torturojë më ai motrën time . Si vjen turp që del për të kërkuar motrën po të kërkojë bukë. Ai i ka dalë me thikë e me sëpatë motres sime. Pse nuk i ka marrë masat policia për këtë njeri?

Si është motra juaj në këto momente?

Kunati: Motra është për qejf si kokrra e mollës, i vjen keq për kalamajtë po unë i kam thënë ik: Më mirë më vra ti o vëlla më ka thënë se ai nuk ka besë e fe. Fëmijët t’i çojnë në jetimore se motra ime nuk i mban dot.

Haxhi Matjani: Më vinin njerëzit në fshat dhe më thonin o filan, po merret gruaja jote më këshu gjërash. U lidh edhe me fierakun 20 vjet më të ri, ç’ti bëja unë? Mora Kastriotin dhe ia thahsë.

Ndërhyn kunati: Është turp o Haxhi, a e ke parë gruan tënde ti si e ke katandisur, ti akoma bëhesh xheloz o Haxhi. Po s’keni moshë për këto gjëra ju…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb