Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur detyrim paraqitje.

Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Ndërkohë bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb