Ndonëse ditë të ftohta, fëmijët e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit do të kenë mundësi që këto ditë të shijojnë një shfaqe teatrale falë teatrit shëtitës.
Shfaqja për fëmijë “Fuqia e dëshirave” është mbështetur nga kompania e sigurimit Eurosig. Mësohet se teatri shëtitës do të gëzojë dhe fëmijë të qyteteve të tjera.
Bëhet e ditur se turneu për këtë shfaqje do të vijojë për ditë me radhë.
(BalkanWeb)