librin e tij Vetërrethim” botuar disa vite parë, Dr. Jorgji KOTE, Mjeshtër i Madh, ka përshkruar disa aspekte sa interesante aq dhe intriguese kaluarën moniste. Duke qenë për dekada përkthyes i njohur zyrtar dhe shoqërues me shumëgrupe turistike dhe delegacione partive (m – l) si dhe ekspertdhe drejtor ish-Ministrinë e Tregtisë Jashtme ai ka treguar thjesht dhe me vërtetësi shumë fenomene dhe ngjarje jo shumë të njohura asaj periudhe.

këtë rast interesi është i madh mbasi rrëfimet i takojnë një qytetari dhe zyrtari aktiv përfshirë ingranazhet e sistemit kaluar dhe ngjarjet madhore asajperiudhe vështirë. Këto janë pasqyruar dhe librin gjuhën angleze po këtij autori “True Stories from Red Albania (Ndodhi vërteta nga Shqipëria e Kuqe”) e cila është pritur me jehonëdhe median dhe publikun e huaj Austri, Belgjikë, Luksemburg dhe gjetkë.  

Redaksia po boton disa prej ngjarjeve rëndësishme lidhen me tregtinë e jashtme, turizmin, lëvizjen marksisteleniniste, qëndrimet armiqësore ndaj fesë, revolucionarizimin e mëtejshëm shkollës, vullnetarizmin e detyruar dhe parrullatkryesore kohës periudhën 1965 – 1990, cilat autori i ka jetuar aktivisht qysh periudhën e shkollës dhe vonë shërbimin e jashtëm deri agimin e demokracisë 1990.

Sot vazhdojmë me kreun bën fjalë për delegacionet marksisteleniniste vinin Tiranë deri vitin 1990, historikun, trajtimin dhe problematikat e tyre.  

“Revolucioni botëror është jo vetëm një aspiratë, por dhe një çështje e shtruar për zgjidhje”! Kështu u cilësua nevoja për revolucion në shkallë botërore në Kongresin e VII të PPSH-së më 1 Nëntor 1971. Ky slogan u bë dhe baza ideologjike dhe justifikimi i mbështetjes së PPSH-së për lëvizjen komuniste marksiste – leniniste në botë. Sidomos pas përçarjes së dytë të madhe në fillim të viteve 60, si pasojë e të cilës lindën fraksione të reja, të ashtuquajtura “marksiste – leniniste” për t’u dalluar nga partitë “nëna”. Këto fraksione mbështesnin vijën zyrtare të PPSH dhe PK të Kinës, derisa më vonë u përçanë më tej, duke u mbiquajtur, këtë radhë parti komuniste m-l (“të vërteta“ ose “të rindërtuara”)

Siç pohohet edhe nga burimet zyrtare të kohës, një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të PPSH-së gjatë viteve 1970 – 1990 ishte bashkëpunimi me këto parti, në përpjekje për të shtrirë në shkallë botërore përvojën e Shqipërisë socialiste dhe për të përgatitur revolucionin botëror, sipas direktivës së sipërpërmendur, e cila madje u konsiderua si “novatorizëm” i PPSH-së. Në çdo Kongres të PPSH-së, ishin të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të rreth 40 Partive të tilla. Në raportet e tij, një kapitull i veçantë i politikës së jashtme i kushtohej pikërisht gjendjes m-l dhe mbështetjes nga PPSH-ja. Ndërsa përshëndetjet e kryetarëve të këtyre delegacioneve, si në kongrese, ashtu dhe në festime dhe përvjetorë të ndryshëm ishin një “show” i bujshëm dhe marketing politik jo pa efekt për opinionin publik. Kjo pasi pas turistëve të  huaj, puna me këto delegacione, krahas radios së jashtme tejet të fuqishme, pjesëmarrjes së vendit tonë në sesionet e përvitshme të OKB-së,  ambasadave jashtë vendit, botimeve, aktiviteteve sportive dhe shfaqjeve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, kishin mbetur të vetmet forma, jo pa efektivitet pune dhe aktiviteti në kushtet e vetërrethimit absurd. Shkurt, mundohej të krijohej përshtypja dhe ideja se vërtet ishim të rrethuar ngado me armiq, porse nuk ishim vetëm, sepse kishim dhe plot miq, madje të vërtetë, si popujt dhe revolucionarët e vërtetë.

Për t’iu kthyer punës me delegacionet e partive, grave, rinisë, bashkimeve profesionale, etj, krahas sektorëve përkatës në Tiranë, edhe nëpër ambasadat tona jashtë shtetit kishte punonjës me status diplomati, të emëruar nga Aparati i KQ PPSH-së, detyrë e të cilëve ishte kryesisht mbajtja e lidhjeve dhe kontaktet me këto delegacione, organizimi i aspekteve teknike të udhëtimit të tyre në vendin tonë, deri tek ndihma materiale, kryesisht me fonde në fakt simolike. Në fakt, kjo ishte një punë e ndërlikuar, me plot ngjarje dhe të papritura, me teza, ndarje dhe bashkime; ndaj në KQ të PPSH-së kishte një sektor të posaçëm, që jashtë njihej si Drejtori e Marrëdhënieve me Jashtë, e cila organizonte, drejtonte dhe raportonte për veprimtarinë e vet para Sekretarëve të KQ të PPSH –së. Drejtora të saj kanë qenë për vite të ndjerët Piro Bita dhe më vonë, deri në vitin 1990, Prof. Agim Popa. Sipas parimit “Partia mbi të gjitha” ky Sektor ishte i plotfuqishëm dhe praktikisht komandonte edhe vetë MPJ-në, e cila ishte më tepër mekanizmi për aspektet formale dhe teknike, si vizat, valixhet diplomatike, punë nëpërmjet ambasadave, etj. Në vartësi të këtij sektori ishin edhe sektorët e jashtëm në organizatat qëndrore të masave – BRPSH-së, BGSH-së dhe Bashkimeve Profesionale.

Dihet se gjatë viteve 1960–1990, PPSH ka patur marrëdhënie bashkëpunimi dhe shkëmbime vizitash me rreth 40 delegacione të partive m-l nga e gjithë bota. Në Europë me Austrinë, Gjermaninë Perendimore, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Zvicrën, vendet skandinave, San Marinon, Finlandën, Belgjikën dhe Holandën, pothuajse të gjitha partitë në vendet e Amerikës Latine, sidomos me Brazilin, Kilin, Kolumbinë, Ekuidorin dhe Argjentinën,ajo e Kanadasë,në Azi me Indonezinë, Filipinet, Ceilonin( Sri Lankën), Indinë, Iranin, në Afrikë me Burkina Fason, Kongon Brazavil, Guinenë, Togon, Algjerinë, Australinë dhe Zelandën e Re.

Puna me këto delegacione përfshinte korrespondencë të rregullt, shkëmbime mendimesh dhe mbi të gjitha vizita të rregullta në Tiranë, disa herë gjatë vitit. Kishte dhe raste më të pakta, ku delegacione nga Tirana shkonin për ta marrë pjesë në veprimtaritë që ato organizonin në vendet tyre. Për ta ishin rezervuar në Tiranë disa prej vilave kryesore, si ajo ku tani është Ambasada serbe, pranë Liceut Artistik, ndërsa në Durrës, kishte 4 – 5 vila pranë ish-Bllokut, pranë  Hotel Adriatikut dhe Qendrës ku banonin të huajt që punonin për Radio Tiranën, kryesisht antarë apo simpatizantë të këtyre partive.

Delegacionet më të njohura të Partive Komuniste ( m-l) të asaj kohe vinin nga:

Italia me Kryetar Fosko Dinuçin, Austria, me Franz Strobel, Kanadaja me Hardial Bains, Gjemania Perendimore me Ernst Aust, Britania e Madhe me Reig Birch, Belgjika me Jacques Grippa, Australia me Eduard Hill, me Holanda me Petersen, Brazili me të famshim e asaj kohe, Zhoao Amazonas  dhe shumë të tjerë. Disa prej këtyre kryetarëve ishin personalitete të njohura në vendet e tyre, për të kaluarën e tyre antifashiste dhe për qëndrimet e vendosura kundër revizionizmit hrushovian, por me peshë të pakonsiderueshme elektorale. Kësisoj, Jacques Grippa ( 1933 – 1990) ishte ndër të parët kundërshtarë të nazizmit gjerman në Belgjikë dhe i dënuar prej tyre por që nuk i tradhëtoi shokët, siç bënë disa të tjerë.  Në vitin 1967 ai u përjashtua nga Partia tradicionale Komuniste Belge dhe krijoi fraksionin marksist – leninist, por pa ndonjë ndikim në atë vend.

Eduard Hill ishte Kryetar i Partisë Komuniste të Australisë ( m – l ) me autoritet dhe i njohur si avokat për të drejtat e  punëtorëve. Gjithsesi, ndikimi i ideve të tij prokomuniste ishte minimal. Ernst Aust, ish – redaktor i gazetës “ Roter Morgen” në vitin 1964 u bë Kryetar i  PK( m – l ) të Gjermanisë, me qendër në Hamburg. Vdiq në vitin 1985, disa muaj pas Enver Hoxhës, me të cilin ishin ftohur vitet e fundit.

Konsiderohej si ndër më seriozët dhe me autoritet dhe i përmbajtur; por edhe ndikimi i tij në Gjermani ishte i papërfillshëm.

Franz Strobël i Austrisë fillimisht ishte antar i Shoqatës së Miqësisë dhe synonte të bëhej Kryetar i saj, por më vonë mori vetë Partinë në dorë. Edhe ndikimi i saj në Austri ishte fare i papërfillshëm. Ashtu si dhe në parti të tjera, binte në sy se edhe këtu, drejtuesit e gruas, të rinisë, etj ishin njerëzit më të afërt të Franz Stroblit.

Hardial Bains, ka qenë ndër Kryetarët më të njohur të partive të huaja m-l Shqipëri, sidomos në vitet 80. Të paktën në çdo tre muaj ose dhe më shpesh e kishe këtu për vizitë atë, bashkëpuntorë dhe  simpatizantë të tij. Vinte nga një familje komuniste indiane dhe ishte emigruar në Kanada, ku ishte shquar për bindjet e veta komuniste; vdiq më 1995 në moshën 59 vjeç.

Fillimisht ai kishte një farë ndikimi në lëvizjen marksiste-leniniste dhe në krijimin e disa partive në Irlandë, në SHBA dhe gjetkë. Të habit fakti se parti të tilla kishte edhe në Zvicër, San Marino, Francë, apo në Poloni! Në atë periudhë, erdhi në Shqipëri ilegalisht Kryetari i PK të Polonisë, Kazimierzs Mijali, i cili u strehua për një kohë të gjatë në një vilë sekrete në Tiranë, deri sa dhe ai më duket se doli spiun apo tradhtar.

Më aktive ishin ose të paktën pretendonin ( se kush i shihte aq larg) këto parti në Amerikën Latine, ku dhe gjendja dukej se jepte pak shpresë për ta, ku përmendeshin ajo e Brazilit ( Zhoao Amazonas i famshëm, që konsiderohej si Partia më e fuqishme,) krahas asaj në Argjentinë, Uruaguaj, Kili, Bolivi dhe Peru.

Në atë kohë i kushtohej mjaft rëndësi forcimit të lëvizjes komuniste m-l në Amerikën Latine, meqenëse atje kishte më shumë probleme të mprehta ekonomike dhe sociale dhe kriza e kapitalizmit mendohej se ishte më pranë. Në këtë linjë mendimi dhe veprimi, në vitin 1973, u hapën ambasadat shqiptare në Argjentinë dhe në Kili. Për vetë rëndësinë që paraqiste Kili për lëvizjen komuniste në atë periudhë, aty u caktua Ambasador Drejtori i Jashtëm i KQ të PPSH-së. Por, i ndjeri Piro Bita, nuk mbërriti dot në Kili, pasi ato ditë që ai do të mbërrinte atje, plasi puçi ushtarak i Pinoçetit në shtator 1973. Grushti ushtarak në Kili kundër një Presidenti të zgjedhur demokratikisht nga radhët e të majtëve, Salvador Aliende, në pamje të jashtme sikur përligji tezën se me bisedime dhe me rrugë parlamentare nuk mund të mposhtet kapitalizmi, por vetëm me kryengritje dhe pushkë.

Edhe një vëzhguesi sado të zakonshëm të asaj kohe, qoftë dhe duke lexuar nëpër rreshtat e shtypit zyrtar të kohës i binte lehtë në sy se bashkëpunimi me këto forca ka kaluar nëpër një kalvar të gjatë ideologjik, për shkak të ndarjeve, bashkimeve, riorganizimeve, duke u bërë gjithnjë e më i ndërlikuar. Këto parti komuniste nuk kishin lidhje me partitë e mirënjohura komuniste ose “Eurosocialistët” si në Francë, Itali e gjetkë. Ato ishin në më të shumtën e rasteve mini – fraksione të shkëputura nga partitë “nëna” pas ndarjes së tyre me ish-BS, apo të krijuara si biznes politik ose mënyrë jetese në kushtet e krizës së kapitalizmit.

E them këtë, pasi gjatë udhëtimeve të mëvonshme jashtë vendit, në vitet 80, pyesnim rastësisht dhe nga kurreshtja për këto parti dhe dilte se ato ishin pothuajse inekzistente; pak kush i njihte, veç familjarëve të tyre ose një rrethi të ngushtë miqsh, edhe ata jo për idetë që përfaqësonin, se sa për kompetencën e tyre në fusha të ndryshme ose dhe thjesht për konvejencë. Në raste të tjera, ndoshta ata fshiheshin ose shfrytëzonin aktivitetin e sindikatave të majta. Justifikimi ishte se ato ishin në ilegalitet. Ok, kjo mund të ishte e kuptueshme për partitë në Amerikës Latine, por jo për ato të Europës, si ajo e Gjermanisë, Portugalisë, etj. Si për ta komplikuar edhe më tej situatën, pas prishjes me Kinën, këto parti u ndanë sërish, disa me ne dhe të tjerat me  Kinën; prishja me BS e më vonë me Kinën krijuan një përçarje të paparë, aq sa ato duket se nuk e morën dot më kurrë vehten nga kriza e identitetit të tyre ; u krijuan Parti Komuniste( m-l) siç ishin, por duke u shtuar një “bisht” e rindërtuar “e riorganizuar”, etj.

Sidomos prishja me Kinën bëri që mjaft prej tyre të  ndaheshin në dy grupime, një me ne, tjetra me kinezët, duke humbur kështu çdo shpresë dhe shans për të ardhmen e tyre. Rënia e Murit të Berlinit më 1989 dhe e komunizmit në Shqipëri ishte goditja e fundit dhe e pariparueshme për to.  

Siç e pranojnë edhe shokë dhe kolegë të tjerë, puna si shoqërues/përkthyes me shumë prej këtyre delegacioneve, gjatë vizitave të tyre në Shqipëri, ka qenë një periudhë interesante dhe përvojë e dobishme, sidomos për të parë filozofinë, motivet dhe praktikat e asaj kohe në këtë drejtim, jo dhe aq të njohur deri më tani. Kam patur rastin të shoqëroj për periudha 2 javore delegacionet e PK (M-L) të Indonezisë ( 1972) Holandës ( 1973)  Ceilonit ( 1975)  Britanisë së Madhe ( 1976) Filipineve( 1976) Kanadasë, 1976, 1980, etj.

Të bënte përshtypje krahas të tjerash se gjatë bisedave me kuadrot dhe drejtuesit tanë, ata ngrenin mjaft shqetësime me të cilat ndesheshin gjatë veprimtarisë së tyre. Kështu, në temat mbi luftën popullore, mbi përvojën tonë me njësitet guerrile, mbi Artin tonë ushtarak të Luftës Popullore, etj, ata thoshnin se në  Holandë apo Belgjikë nuk kishte as kodra, le me male, pastaj atje ishte NATO, si do t’ia bënin? Përgjigja jonë ekuivoke ishte se duhej iniciativë dhe frymë krijuese, se ata duhet të depërtonin në ushtri, tek rinia, kudo!!! Ndërsa britaniku Reig Birchi ishte i shqetësuar, siç thonin shoqëruesit e tij dhe në biseda mbi teorinë e Marksit, ai ankohej se po plakej, ndaj dhe donte ndonjë informacion më konkret mbi kohën e fitores së revolucionit në botë. Debatet e ashpra teorike midis tij dhe Agim Popës, zgjasnin me orë të tëra, sa bëheshin të stërmundimshme për ne përkthyesit e rinj. Megjithëse që të jem realist dhe i ndershëm, duhet të shtoj se Profesor Popa ishte dhe mbeti njeri dhe diplomat i zhdërvjellët dhe komunikueshëm me të gjithë, e sidomos me ne të rinjtë; ndryshe nga të tjerë që flisnin «  ex katedra » ai fliste  thjeshtë, këndshëm, me doza humori dhe me një gjuhë tejet të moderuar, sidomos po të kihet parasysh pozicioni i tij partiak; shkurt, jo vetëm të huajt, por dhe ne përkthyesit e rinj atëhere ndiheshim shumë komod dhe të inkurajuar, kur na jepej rasti të përkthenim me të. Nuk vuanim si me disa të tjerë, sepse ai e «  thithte » mendimin e bashkëfolësit, pa pritur përkthimin, pasi njihte anglishten dhe  gjuhë të tjera.

Më ka bërë shumë përshtypje gjithashtu Kryetari i Grupeve M-L të Finlandës, Thomas Manila, të cilin e shoqërova për dy javë në Mars 1976. Atë e kisha njohur 2 vite më parë edhe si Përgjegjës të Grupit të Turistëve Finlandezë në Shqipëri dhe ai më dha të njohur sapo më pa. Ishte djalë shumë i urtë, si finlandezët, i kulturuar, kërkues dhe studioz. Më erdhi keq se veç dy  vizitave jashtë Tirane, gjatë dy javëve të qëndrimit, ai vetëm studionte Marksin dhe veprat e Enverit. Ditë e natë, lexonte, shkruante dhe daktilografonte pa pushim. Ishte shumë i ri, 30 vjeç dhe i sugjeroja edhe si shok, të pushonte pak, se po lodhej shumë, se revolucioni kërkon kohë dhe fuqi. Por ai vazhdonte të konspektonte Marksin dhe veprat e tjera të klasikëve. Dukej se kishte ardhur për të bërë, siç i thonim ne në atë kohë, ngritjen ideologjike, se nuk merte vesh shumë nga politika. Erdhi dhe njëherë tjetër dhe pastaj nuk u pa më në Tiranë dhe as nuk dëgjuam më për “ grupet m – l “ në Finlandë. Vështirë vërtet dhe utopi që atje të zhvillohej komunizmi, për më tepër dhe si fqinj i ish – BS-së.

​​​​​

                                    Sfida dhe probleme

Ndryshe nga turistët, puna me këto delegacione ishte me më shumë  përgjegjësi, e lodhshme dhe shpesh e mërzitshme, sidomos për ne të rinjtë. Nuk e kam fjalën këtu për pritjen apo trajtimin e këtyre delegacioneve në Tiranë dhe në rrethe, kudo ku shkonim, sidomos në raste festash. Për pritjen e tyre kishte protokoll të veçantë, i cili angazhonte strukturat më të larta drejtuese të partisë e të pushtetit. Për organizimin e vizitave në rrethet  tyre, caktohej posaçërisht një nga drejtuesit kryesorë të Partisë të rrethjit, ndërsa një instruktor i tij na shoqëronte kudo, së bashku me punonjësin e Drejtorisë së Jashtme të KQ të PPSH-së. Miqtë priteshin nga pionerë me tufa me lule dhe nga të tjerë; ndërkohë, vizitat në fabrika, uzina, ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore, shkolla, kopshte, etj ktheheshin në takime dhe mitingje festive, ku hidheshin parrulla dhe këndoheshin këngë revolucionare e kështu me rallë. Jo, e kisha fjalën për aspektin e bisedimeve zyrtare dhe të punës me këto lloj delegacionesh. Gjithashtu me ta  bëheshin dhe shumë takime e biseda për probleme nga më të ndryshmet me ekspertët më të mirë të asaj kohe, kryesisht nga  Shkolla e Partisë, por dhe nga Universiteti. Kjo na ka dhënë rastin të njihemi me mjaft profesorë dhe ekspertë që pavarësisht sistemit, të linin mbresa për dijet por dhe moderacionin e tyre në komunikim. Me disa prej tyre u bëmë dhe kemi mbetur miq të mirë.

Këtu dua të veçoj, profesorin e nderuar Edmond Luçi, Ish-Dekan i Fakultetit Ekonomik në vitet 80 e më vonë. Ishte vërtet kënaqës, pasi ndiheshe komod e i sigurt kur përktheje apo merrje pjesë në diskutime me këtë  njeri, sa ekspert, aq dhe i urtë e i këndshëm.  

Duke qenë se ishin të njëjtat tema dhe lektorë, ne si përkthysa i kishim mësuar pothuajse përmendsh temat dhe problematikën dhe kjo në fakt më ka ndihmuar edhe në vitet e ardhëshme në punën  tonë si përkthyes. Madje dhe sot kur përkthejmë disa terma apo fraza tejet të vështira e të «  drunjta « të së kaluarës, shumë njerëz habiten se si dimë t’i interpretojmë aq mirë dhe saktë. Natyrisht në këtë drejtim mësonim nga mësuesit tanë, nga më të rriturit por dhe nga kolegët tanë që në atë kohë punonin si përkthyes në Shtëpinë Botuese “ 8 Nëntori “   Dua të përmend këtu sidomos Zef Mazin, shokun tim të vjetër të shkollës, me të cilin kemi qenë bashkë për disa vite me delegacione dhe turistë. Më vonë Zefi shkëlqeu edhe si folës i anglishtes në “Radio Tirana” për botën e jashtme dhe në përkthime të niveleve të larta. I pajisur me një diksion natyral të mahnitshëm edhe për vetë anglezët, elokuencë dhe finesë në të folur, por dhe me mjaft kulturë dhe humorin karakteristik shkodran, Zefi bëri karierë në diplomaci si Ambasador në OSBE dhe në Londër, dhe si këshilltar i lartë në  një agjenci të OKB-sënë Vjenë. Ishte për 2 vjet  (2020 – 2022) dhe Kryenegociator i vendit tonë me BE-në, por mesa duket aty nuk pati fat. Duhet të përmend gjithashtu Diana Kriston, ndër përkthyeset e para më të mira që sot jeton në SHBA, shoqen time të klasës, Engjëllushe Shqarrin, përkthyese e njohur brenda dhe jashtë vendit, mikun e vjetër të rinisë, Sokol Micin, etj. Përmenda këta, pasi kishte dhe përkthyes të tjerë të njohur, por që fatkeqësisht nuk e kishin këtë shkëlqim dhe aftësinë për të punuar si interpretë ose përkthyes me gojë. Se sa i rëndësishëm ishte përkthimi me këto delegacione, këtë e tregon edhe fakti që disa përkthyes të mirënjohur të asaj kohe ishin diplomatë e më vonë u bënë Ambasadorë të rëndësishëm.

Gjithashtu me këto delegacione kishte dhe takime të nivelit më të lartë në kupolën drejtuese të PPSH-së. Kuptohet që të përktheje me ta kërkohej vëmendje, seriozitet, intuitë dhe qetësi e madhe, edhe kur nuk e dije mirë një fjalë ose kur harroje diçka. Në përfundim të takimeve, bëhej dhe një informacion mbi qëndrimin e delegacionit, sjelljen e tij dhe ndonjë incident të mundshëm, që gjithsesi nuk mungonin. Kështu, në vitin verën e vitit 1976, kur shoqërova për gati dy javë delegacionin e Britanisë së Madhe me 11 vetë të kryesuar nga Reg Birch, gjatë qëndrimit në vilë në Durrës, ata kishin të drejtë ta hanin dhe pinin sa të donin, edhe pse kishte një kuotë indikative, sidomos nëpër rrethe prej 900 lekë të vjetra, goxha e madhe për atë periudhë. Madje dhe ku boshatisej frigoriferi i madh në vilë, më duhej të shkoja në mes të natës për të blerë sasi ekstra në Durrës. Në një rast, duke festuar ditëlindjen e një pjestari te delegacionit, ata u pinë mirë e mirë dhe gjatë fjalimit, kolegu i tyre nxorri për dhuratë një distinktiv që ia kishin dhënë për kujtim gjatë vizitës në aksionin për ndërtimin e hekurudhës Përrenjas – Guri i Kuq ( Pogradec)  Por atë e kishte mbështjellë me një top të letrës higjienike dhe ne po prisnim që ai të nxirrte dhuratën, duke e shpështjellë dal e ngadalë letrën në fjalë deri në fund të saj, ku ishte dhe distinktivi i kuq me stemë. Kjo krijoi ilaritet mes tyre dhe më vuri në pozitë të vështirë. Të nesermën, gjatë takimit me Ramiz Alinë në Pallatin e Zogut në Durrës, njeri prej tyre u largua nga dreka nga të pirët e shumtë, duke krijuar shqetësim tek drejtuesit e lartë. Ndërkohë, drejtuesit e KQ më qortuan edhe për situatën e krijuar një natë më parë. Në një rast tjetër po me këtë delegacion, duke qenë se njeri prej djemve ishte bërë për të qethur, me porositën që para një takimi të nivelit të lartë, ta çoja në Durrës, tek berberi. Mirëpo Birch nuk pranoi, duke shkuar të qethej në vend të tij, si “ hakmarrje “ edhe pse ai kishte fare pak flokë, për shkak të moshës. Me atë rast, u qetha dhe vetë, më tepër që të mos ofendoheshin miqtë tanë m-l. Mirëpo të nesërmen, po në drekën e lartpërmendur, Birchi “ proteston”, natyrisht me dozat e humorit dhe ironisë së njohur britanike, sepse sipas tij, berberi atë e kishte mbajtur vetëm dy minuta “ klik, klik, “  kurse me flokët e mia ishte marrë plot gjysëm ore! Sërish, shokët e Komitetit Qendror më panë vëngër dhe unë nuk dija çtë thoja! Çtu bënim miqve tanë m – l !!!

Nuk harroj pastaj debatet e gjata, me orë të tëra me lektorët shqiptarë për revolucionin, njeriun e ri socialist, etj, etj. Imagjinoni se ne ishim në vilë, buzë detit, shihnim të tjerët që laheshin dhe freskoheshin vetëm 20 metra larg nesh, ndërsa ne digjeshim, ose siç i thonë fjalës, “ shih me sy dhe  plas me zemër” Në një rast të tillë, një kolegu ynë, nga hutimi dhe deti fare pranë nesh, pyetjes së të huajit se si e kishim unitetin e popullit rreth Partisë, zyrtari ynë i përgjigjet “ i thuaj, se e kemi Top fare”, dmth «  gjyle topî, shumë të fortë »;  mirëpo përkthyesi, duke e patur mendjen tek vajzat dhe djemtë që luanin aty pranë me top buzë detit, pa e zgjatur shumë dhe pa e kuptuar domethënien e fjalës “ top” në atë rast konkret, e përkthen fjalë për fjalë se “ unitetin e kemi  “ top, dmth  top futbolli. Natyrisht kjo shkaktoi të qeshura të mëdha dhe  qortimin e tij për këtë lapsus të pafajshëm.

Në takimet dhe bisedat me ta, ashtu si dhe me turistët, krijoheshin dhe probleme e debate, madje dhe kundërshti; në të gjitha këto raste, binte në sy roli prej tutori i kuadrove tanë. Më bënte përshtypje se gjithnjë argumentet tona ishin mbi ato të tyret, edhe pse në shumë raste bënte “mu” që ata kishin të drejtë në shqetësimet e tyre. Kështu, një ndër çështjet e debatueshme pas vitit 1973, mbajtja e mustaqeve dhe mjekrës si shfaqje e huaj borgjeze dhe revizioniste, ishte ajo që kishte të bënte me mjekrën e  Marksit dhe Mustaqet e Mehmet Shehut. Pas Plenumit të IV të Qershorit të atij viti, edhe në Aeroportin e Rinasit u vendos një berber, ku ishin të detyruar të qetheshin edhe turistët apo “ leshgjatët “ e huaj” Ishte komike dhe tragjike të shihje mjaft të rinj, me shoqet pranë që “çburrëroheshin” në  sy të tyre. Ca e merrnin me të qeshur, të tjerë qanin e protestonin, madje disa prej tyre dhe ktheheshin mprapsht.

Nuk mjaftonte vetëm revolucioni në Shqipëri, por ne donim që dhe bota të bëhej si ne, që të mos infektonte rininë tonë të” shëndoshë si molla “ Në një rast, një mik pyet bashkëbiseduesin shqiptar çdo të bëhej me Marksin po të vinte si turist, a do ta ruanim dhe qethnim?  Bashkëbiseduesi ynë  iu përgjigj me humor se  “  Po të bënit dhe ju 1/1000 sa ka bërë Marksi për revolucionin, do t’u linim” dhe kalohej çështja duke qeshur. Ndërsa kur shihnin në Galerinë e Arteve pikturën me Mehmet Shehun me mustaqe gjatë luftës vinin e na thonin me ironi se ai “paska shpëtuar” Kur u thuhej se atëhere lejohej se ishte luftë, sërish ata thonin «  e po dhe ne në luftë, madje në revolucion jemi” Ndërsa pyetjes se çlidhje kane flokët e shkurtëra apo të gjata me revolucionin apo dhe revolucionarin, pa pala jonë i përgjigjej pak a shumë kështu: “është e vërtetë se mund të mbash flokë të shkurtëra dhe të jesh kundërrevolucionar ose fashist dhe anasjelltas. Por ne duam që njeriu ynë i ri, me botëkuptim të ri, krahas përmbajtjes së tij, të dallohet edhe për paraqitjen e jashtme, pra dhe mjekrën dhe flokët »

Problem tjeter tejet i vështirë, madje i pamundur për t’u shpjeguar ishte i i Shqipërisë, si vendi  i vetëm pa taksa e tatime ne botë. Pyetja e miqve të huaj ishte se si mbahej shteti në këmbë, ku i gjente burimet dhe spitalet, çerdhet, shkollat, ushtrinë, etj; Shpjegimi ishte me akumulimin e të ardhurave, që në vendin tonë kishte adhur duke u rritur. Në vitin 1981 ai do të ishte 33 për qind e buxhetit ose sa një e treta e të ardhurave të përgjithshme. Madje argumentohej se ky nivel i lartë kushtëzohej nga nevojat tona për ndërtimin e veprave industriale dhe rrrethimit imperialisto-revizionist. Mirëpo çfarë ishte akumulimi i të ardhurve, që të huajt kishin vështirësi me të drejtë për ta kuptuar? Kur u shpjegohej se ishte shuma e parave që mbahej nga pagat dhe shkonte për shtetin, atëhere ata thonin, “ e po këto janë taksat dhe tatimet! Kësaj i thonë “Jo ush, por gomar”! Mirëpo profesorët tanë u argumetonin se akumulimi dallohej nga taksat, pasi i përkiste një rregjimi socialist e të tjera broçkulla si këto. Le me pastaj puna e mijra burgosurve dihej se si shpërblehej.

E vështirë ishte dhe shpjegimi i frazësdegjenerimi i rinisë”. Ata na pyesnin se çkuptonim me degjenerim apo çthurje rinisë. Ne u thonim se degjenerim do thotë flokë gjata, dëgjimi i stacioneve huaja radio-televizive, rendja pas vajzave, etj. Natyrisht ata i kishin vështirë për t’i kuptuar, pasi këtofenomene  nuk i takonin vetëm rinisë, por gjithë shtresave tjera. Dhe mos na degjenerohet rinia, sipas nesh, ajo duhej t’i kishte duart me kallo – u thonim ne, duke u treguar madje, jo pakrenari, edhe kallot tona krijuara nga përdorimi i kazmës dhekopatës aksione, sipas parrullës atëhershme se “ kallot duart tona janë barrikadë kundër rrethimitpor sërish ata  nuk e konceptonin dot se si kallot mund shpëtonin nga degjenerimiimperialistorevizionist! Padyshim ndër tezat diskutueshme dhe ku u ndamë me shumë parti tjera pas vitit1976 ishteTeoria e tre botëve” e Mao Ce Dunit, sipas cilit botae parë ishte SHBA me BS dhe aleatet e tyre, bota e dytë vendet zhvillim dhe e  treta vendet e paangazhuara. Teoria perendimoreishte se bota e parë ishte SHBA, bota  dytë BS dhe aleatët e sajdhe bota e tretë vendet e paangazhuara. Këtu u acaruan për mos u riparuar kurrë kontradikta parimore ndërmjet PPSH- dheKinës.

PPSH mendonte se ka vetëm dy botë, imperialistët dherevizionistët, pra kapitalizmi nga njera anë dhe nga nga tjeterpopujt revolucionarë, partitë m-l, ballë cilave ishin m-l. vitin 1977, Kina ftoi Titon për vizitë Kinë dhe 1978 ajondërpreu marrëdhëniet e saj me Shqipërinë e cila vazhdontedemaskimin e tradhtisë “ tri botistëve “. Nërkohë, ajo ndërpreuedhe marrëdhëniet me partiëa m-l zhgënjyera nga Kina kaluan me PPSH-. Kjo ishte dhe ndarja e fundit e madhe kampin e m-l “ vërtetëduke i fragmentizuar edhe tej ata, përcarë siç ishin. Pas kësaj ngjarjeje, ishte vërtet e pamundur ato ta merrnin vehten dhe gjithçka u edhe nga PPSH-ja ishtepropagandë dhe e kotë. Ky më duket se mëkati më i madh politik i atëhershëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: