Më mirë jashtë se në Ligën e Europës. Është kjo pista suprizë që Milani ka ndërmend të ndjekë nëse nuk arrin misionin e vështirë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Lasmi bëhet I ditur nga mediat italiane. “Corriere della Sera” zbulon se klubi kuqezi është tërhequr nga ideja për t’u përballur me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në lidhje me dënimin e dhënë nga qeveria europiane e futbollit për shkelje të normave të Fair Play Financiar.

Soccer: Italy Cup Quarter Finals; Milan Napoli
Soccer: Italy Cup Quarter Finals; Milan Napoli

E përditëshmja përtej Adriatikut shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi. Milan kërkon të zbusë tonet me UEFA-n në mënyrë që të gjejë një marrëveshje, e cila do të shtynte në kohë afatin (viti 2021) për të barazuar bilancin negativ. Por “Corriere” sqaron gjithashtu, se kjo rrugë do të ndiqet vetëm nëse skuadra kuqezi nuk arrin të kualfikohet në Champions. Nëse e bën këtë, atëherë Milani dhe UEFA do të përballen sërish në gjykatë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: