TIRANË

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kontaktuar me komandantët e kontingjentëve me mision në Kabul, Herat, Letoni, Kosovë, Mali dhe, ku i ka siguruar se familjet e tyre në Shqipëri gëzojnë shëndet të plotë dhe po asistohen me të gjithë mbështetjen e duhur për çdo vështirësi të krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes Olta Xhçka ka garantuar efektivët  shqiptarë se familjet e tyre kanë dhe do të kenë mbështetjen maksimale nga strukturat e shtetit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: