Shkarkimi i Juric nuk sjell paqe në Romë pasi i gjithë ambienti po pret pa padurim për të mësuar emrin e trajnerit të ri. Stafi drejtues i Romës ka më shumë kohë në dispozicion këtë herë, për këtë arsye edhe Juric u shkarkua përpara pauzës që sjellin ekipit kombëtare. Prej ditësh në mediat italiane qarkullojnë emra të ndryshëm, nga Rudi Garcia për të vijuar me Roberto Mancini, por La Gazzetta dello Sport ka një version të ri.
Këto ditë presidenti Friedkin ka qenë në Londër, me mision për të bindur një ndërmjet Ten Hag dhe Graham Potter. Ten Hag është emri më i rëndësishëm për momentin në tavolinë, por njëkohësisht edhe opsioni më i ndërlikuar pasi holandezi sapo është shkarkuar nga Man.United. Ten Hag përfitonte te “djajtë e kuq” 6,5 milionë euro, ndërsa mori dhe një kompensim prej 10 milionë euro për një largim të butë.
Mbetet për t’u parë nëse holandezi do ta pranonte një aventurë të tillë, me shumë risk për imazhin e tij pasi sapo mbylli një aventure të dështuar në Angli.
Një tjetër emër që josh jo pak tifozët është edhe ai i Edin Terzic, trajner i cili arriti të dërgojë B.Dortmund deri në finalen e Champions League.
(BalkanWeb)