DURRËS
Një tjetër incident në Durrës gjatë procesit të votimit. Kësaj radhe në Spitallë, në shkollën Naim Babameto, ku ka disa qendra votimi është krijuar grumbullim dhe ka pasur një konflikt, në të cilin është përfshirë Jamarbër Malltezi.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ka një grumbullim të simpatizantëve.
“Ka pasur një konflikt. Ka qenë Malltezi dhe sipas burimeve nga shtabet e partive dhe komisionerëve, bëhet me dije se një prej komisionerëve i ka marrë tel z. Malltezi dhe kjo ka shkaktuar debate e përplasje verbale. Anëtarët e komisionit kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Malltezi nuk ka bërë denoncim. Do të merren dëshmitë për të zbardhur konfliktin. Ka një numër të madh të personave të cilët qëndrojnë jashtë Qendrave të Votimit. Në zonën e Spitallës në Durrës gjithmonë ka pasur interes të madh për të votuar. Aktualisht në QV është qetësi aktualisht, nuk ka radhë, por gjithçka”, tha Haxhiaj.
Ndërsa vetë Malltezi tregoi se çfarë ka ndodhur dhe akuzoi për prani të policëve bashkiakë që intimidojnë votuesit.
“Në shkollën ‘Naim Babameto’, ku ka 8 QV nuk ka pasur fare prezencë policie, ndonëse e kërkon ligji. Kemi pasur prezencë të policëve bashkiakë pa uniformë që bënin intimidim të zgjedhësve. I kemi identifikuar, i kemi kërkuar të largohen, e kemi filmuar këtë gjë në mënyrë që të identifikonim paligjshmërinë. kanë ardhur 20-30 militantë të PS dhe kanë grabitur telefonin.
Nuk ka pasur dhunë ndaj meje, ka pasur fjalosje. Ma morën celularin dhe e fshinë. Nuk bëmë denoncim se nuk kishte policë fare, ndoshta më vonë. Policia mund të rrinte jashtë dhe të siguronte që brenda të mos kishte aktivistë. ma kthyen telefonin, por kishin fshirë videon”, tha Malltezi.