TIRANE

Sot në emisionin “Me zemër të hapur” është trajtuar historia e një të riu, i cili është ndarë nga gruaja e tij, si shkak të tradhëtisë nga ana e saj.  Alberti rrëfen se pas martesës në vitin 2014 me mblesëri bashkëshortja fliste me të tjerë dhe shkëmbente mesazhe dhe foto fshehurazi tij dhe fillimisht e kishte zbuluar motra e tij.

Pas shume debatesh e justifikimesh ajo u largua nga banesa e vetme. Më pas ka shkuar në kopështin e vajzës dhe e ka marrë atë pa dijeninë e Albertit. Pas denoncimit në policinë italiane i shqetësuar ai kerkon publikisht që vajza të rikthehet afër tij sa me parë.

Rrëfimi i të riut

Përshëndetje! Jam Albert Kullafi, 26 vjeç babai i një vajze Dafina Kullafi nga fshati Gramsh i Lushnjes, resident prej 8 vitesh në Genova Itali. Në 2014 me mblesëri jam njohur me Marsida Zajaku 23 vjeçe nga fshati Stravaj Librazhd, jemi martuar me 1 maj 2014 e vazhdonim nje jete normale se bashku na lind vajza 28/03/2015 dhe une largohem per ne Itali. Mbas 5 muajsh mora dhe familjen, gruan dhe vajzën, jetonim në shtëpi me qera. Në 2016 gruaja ime fillon të frekuentohet me një djalë nga fshati i saj që i dërgonte foto, mesazhe, video telefonata nga më të ndryshmet. E zbulon motra ime dhe nuk me thonë gjë mua por vënë në dijeni të ëmen e Marsidës. Mbas 1 viti e mora vesh si ngjarje që çfarë kishte bërë nusja ime, për hir të vajzës i hedh çdo gjë mbas shpine e biem dakort qe të vazhdojmë jetën, të rrisim vajzën tonë, grindeshim gjithmonë për telefonin se bente ca gjëra që nuk i takonte si nënë që ishte, megjithatë vazhdojmë të rrimë bashkë si të gjitha familjet e tjera deri para nje muaji që e ze duke folur në telefon e pyes kush ishte e më thotë se nuk e njoh. E zbulova vetë se kush ishte dhe e pyes se çfare do bënte, do vazhdonte jeten me mua apo me ate qe po fliste? Me tha qe do rrinte tek une dhe me vajzen e pastaj ne mengjes genjen gocen qe do ikte ne supermarket te blinte dicka dhe u largua nga banesa. Bera denoncim, e gjetëm ditën e neserme në spitalin e zonës ku banojmë, shkoj e takoj, flas me te e i them qe të kthehet më thote mirë. Po isha i merakosur që çfare i kishte ndodhur qe ishte në spital dhe kërkoi informacion nga policia që e gjeti nga ai moment. Ajo i mbylli të gjitha kontaktet telefonike e nuk pranonte më as vizita në spital nga ana ime. I perkushtohem goces meqë ajo iku e merrja vazhdimisht familjen e saj për të pyetur se ku ndodheshin sepse e kerkonte vajza që ta shifte e nuk më japin as një lloj shpjegimi po ashtu as nuk interesoheshin që ku iku.

Para dy ditesh flas me vëllain e saj e i shkruaj që ku është po folet me të thuaj qe ka një femijë që e kërkon. Të nesermen Marsida vete tek kopshti pa asnjë lloj autorizimi pa i thenë asnjë njeriu, e merr vajzen dhe largohet në drejtim të paditur. Pas nje ore qe ajo kishte marre vajzen me kontakton edukatorja e me thote qe vajzen e ka marre e ema, bera denoncimin, por nuk dime asnje gje se ku ndodhet. Dua te di ku eshte dhe si eshte vajza ime pasi nuk kam besim tek nena e saj.

Historia e njohjes

Unë mund të kem qenë 20 vjeç-21. Erdha në Shqipëri nëpërmjet xhaxhait të nuses sime. Njihemi, pastaj vazhdon që dita ditës të afroheshim sa më shumë. Dhe i themi që më mirë ta bëjmë këtë gjë publike. E kërkova unë. Atëherë, kërkesën për martesë e ka kërkuar ajo. Tha nuk mund të vazhdosh ashtu. Se mund të tallesh  flet ca kohë në telefon dhe mbyll telefonin. Sqaruam gjërat ikëm në Greqi të dy ngeli shtatzënë u kthyem. Lindi goca pastaj unë u largova. Pas 5 muajsh i mora dhe ato këtej. Fillimisht, të them të drejtën nëna ime gjithmonë gjykonte. Bënte gjëra në kokë të vet dhe thoshte nusen mos ma luaj se është mirë. Se kur më thotë ashtu thashë më mirë të marr nusen këtëj. Vazhdon kjo për nja një vit. Pas një viti motra e zbulon se fliste me dikë në telefon. Unë e pyeta dhe tha e kam kushëri. Nuk i vura rëndësi muhabetit. Pas ca kohësh motra ime i merr telefonin nuk më thonë gjë mua por i vënë në dijeni të ëmën. I thotë nuk do i themi gjë burrit të gocës por të mbyllet këtu. Sikur u mbyllën muhabetet unë nuk i vija rëndësi se cfarë fliste. Nuk mund të ndërhyja aq thellë në telefonin e saj. Para 2018 ndodh një ngacmim në familjen time, zbuloj që kjo zhvillonte videotelefonatë. Unë punoja ajo punonte 24 orë. Flisnim në telefon kur vinte në shpi, rrinte gjysëm ore një orë. I çoja mesazhe dhe i hapte pas një orë. Jo s’kam internet gjithmonë m’i mohonte gjërat. Ishte te dhoma ishte duke parë emisionin tuaj. Nuk i vuja rëndësi. Po shikonim të dy të dyja gjërat. Erdhi një mesazh në WhatsApp. E pyes kush është ky. Meqë nuk e njeh meqenëse më shkruan mua jo ty. E mora në telefon më tha jam një shoku i saj. Kemi folur në Facebook njihemi nga fëmijëria. Nuk më thoshte se ishte kushëriri. I ndërroj kodin e celularit.  Megjithatë i hap mesazhet dhe i shoh që ishin bërë mesazhet më banale. E mbaj veten e pyes: Po këtë e njeh?. Jo tha unë nuk njoh asnjërin. Nese ka një mënyrë për të zbuluar nëse ke folur me të, ajo më thotë nga shtëpia nuk largohem. Në mëngjes ishte çuar gjithmonë kishte bërë kafe si për mua si për të. Kishte edhe foto të saj që ia kishte dërguar.

Përgjigjia nuk kishte asnjë lloj llafi. E kuptova se nuk deshte të reagonte dhe më tha më mirë do ishte të ndaheshim. Megjithatë, thashë ok. Ika, veta pas një çikë dhe i thashë akoma këtu je. Pas gjys ore vjen goca se ishim duke bërë kolacion. Babi, mami iku te supermarketi të më blejë një gjë mua. Vrapoj te motra ime, bëj denoncimin dhe nuk më merret përsipër denoncimi se duhej bërë 24 orë nga momenti që ishte larguar. Jo, me forcë. Ajo është gjallë sot për sot dhe mund të flasë edhe vetë. Pse nuk e ke pranuar asnjëherë ofertën. Kishim një vajza menduam se gjërat ndryshojnë. Në qoftëse gruaja jote fliste me djem të tjerë, ishe në gjendje ta kaloje. Nuk është e lehtë, por për hir të fëmijës e bëj. Duke pas mundësi nga të gjitha gjërat pse duhet të ndaheshim.

Vajza, e pres me derë hapur. Kurse ajo jo. Me atë që bëri që mori vajzën në shkollë pa i thënë askujt. Jemi zënë sa ka vajt puna që ka njoftuar karabinierë. I kam thënë kthehu në shtëpi, mos të shkojnë gjërat në ekstrem. E patë lënë punën në atë kohë që pat ikur nga shtëpia.

Nuk ka asnjë lidhje kontakti nuk më kontaktuar as mua as vajzën. Vajza është larguar të mërkurën.  E kisha unë telefonin  e saj dhe i pata shkruar disa mesazhe  në Facebook. Me datë 27 prill është larguar me datë 28 kam folur me të që e kishte gjetur në spital. Mua nga ana e asaj  më ka thënë se më ka rënë të fikët nga mërzitia dhe më kanë çuar në spital. Me datën 29 më merr vetë në telefon  dhe thotë kam ca analiza për të bërë dhe i them doktoreshës të futesh brenda dhe nuk dihet se ku do të dal.

Në emision flet edhe vjehrra e 26 vjeçarit, e cila shprehet se nuk di asgjë lidhur me ngjarjen.

:Po, unë jam në spital për vete. Jam duke u vizituar. Unë nuk di gjë ata janë në Itali. As me njeri nuk kam folur, nuk di gjë fare. Nuk di gjë. Nuk mbaj mend kur ikën ata. Ku e di unë.”-u shpreh ajo.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb