VLORË- Policia Kufitare Vlorë ka ndaluar dy të rinj nga Fieri me akuzën për trafikim të mjeteve motorike dhe kontrabandë me mallra të tjerë.
Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Sotiraq Dimo, 33 vjeç, banues në Pojan, Fier.
Ahmet Bonjaku, 26 vjeç, banues në Pojan, Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në PKK Porti Vlorë, këtyre shtetasve u janë konstatuar në mjetin tip “Peugeot”, me të cilin udhëtonin disa mallra dhe sende të pa deklaruara në doganë, konkretisht: një motomjet (motor), i cili rezulton i vjedhur në qytetin Vaxjo, Suedi, tre motorë mjetesh lundruese si dhe sende të tjera.

Mjetet dhe sendet e konstatuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, të parashikuara nga neni 141/1 dhe 174 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: