Ashtu si politikanët e tjerë, edhe Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar syrit vëzhgues të qytetarëve, për ta kthyer atë në meme.

Dhe ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili zgjedh gjithmonë fotot më të bukura për t’i cilësuar si “Photo of the Day”, Presidenti Meta ka vijuar me humorin e qytetarëve për ta quajtur pikërisht foto-meten e tij si “Photo of the Day”.

Kreu i Shtetit e ka publikuar fotomontazhin në “Facebook”, ndërsa falënderon ata që e kanë shndërruar pamjen e Presidentit, të cilit i kanë vënë mustaqe dhe tatuazh foton e Monika Kryemadhit në kraharor, duke thënë se ja kanë bërë këtë të diel edhe më argëtuese.

“TOP FAKE-PHOTO OF THE DAY! Faleminderit, ma bëtë të dielën edhe më argëtuese!”, shkruan Meta, teksa e shoqëron me foton e montuar.

Metaa
Metaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: