Më në fund çifti ish-kryeministror britanik nis pushimet. Dera numër 10 në Cornwall është kyçur dhe David e Samantha Cameron nisin ditët ekzotike në Korsika të Frances. Cifti po pushon në një vilë lukzose buzë ishullit, ndërsa fotografitë tregojnë fizikun e bashkëshortëve.

Edhe pse ish-kryeministri britanik zhvishet dhe mundohet të duket sportiv, duket qartë se ai ka shtuar disa kile. Ndryshe nga ai e shoqja duket në formë. David mbante veshur një palë mbathje plazhi që kushtojnë 225 sterlina. Megjithatë vilëza në Korsika është tepër e shtrenjtë. Dhjetë ditë aty kushtojnë 11 mijë deri në 15 mijë paund, ndërsa fluturimet për në ishull janë të shtrenjtë krahasuar me linjat e tjera. Kjo e bën Korsikën një zonë me pushime ekskluzive.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: