AUSTRALI

Dubbo është një qytet australian që gjendet rreth 400 kilometra nga Sydney dhe nga shtatori 2018 është përfshirë nga një thatësire e madhe.
Ben Goatcher, 28 vjeç ishte në drekë me familjen në Narromine Road, pak kilometra nga Dubbo, kur filloi stuhia që në pak kohë solli shumë shi.


Për të festuar eventin djali filloi të vraponte nën shi, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra, duke u zhytur në baltë me një birrë në dorë. Videoja e xhiruar nga motra e tij është postuar në facebook dhe është bërë menjëherë virale.


(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb