Reperi i njohur Majk është fejuar! Ai e ka zbuluar lajmin vetë, duke postuar dy foto në Instagram, ku shihet dora partneres dhe ai duke i vënë unazën e fejesës.
Megjithatë, Majk ka vendosur të mos e zbulojë identitetin e partneres, duke ruajtur privatësinë e saj.
Reperi është munduar ta mbajë gjithmonë jetën private larg vëmendjes së mediave, por duket se kësaj radhe nuk ka rezistuar dhe e ka ndarë lajmin e madh me të gjithë botën.
Rikujtojmë se Majk është babai i një djali 7-vjeçar, Roanit.