Megjithëse me vetëm dy ndeshje në kalendar, Milani është ndër tri skuadrat e para të Serisë A për sa u përket kilometrave të përshkuara. Teksa ekipet e tjera, vlerat në fjalë i kanë arritur në 270 minuta, kuqezi 113 kilometrat e përshkuar i kanë arritur në vetëm dy paraqitje nivelin më të lartë të futbollit italian.

Bolonja kryesuese me diçka më shumë se 115 kilometra është ekipi që vrapon më shumë në kampionatin italian, teksa vendi i dytë mbahet nga Kievo. Dobët Napoli dhe Roma, të cilat zënë përkatësisht vendin e tretë dhe të katërt nga fundi i kësaj renditjeje të veçantë. Vetëm vendi i 13-të për kampionët e Juventusit, të cilët me sa duket vrapimin e gjatë e kanë ruajtur për në Ligën e Kampioneve.PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: