Thiago Silva, mbrojtësi i Brazilit i cili realizoi 1 nga golat e fitores kundër Serbisë, ka mohuar pas ndeshjesh mërzitjen që supozohet të ketë me Neymar.

Në përfundim të 90 minutave kundër Kosta Rikës Silva deklaroi se ‘Neymar e kishte fyer atë për një top të humbur’, ndërkohë që sot ka nxjerrë një tjetër version: “Po bëja shaka me gazetarët”.

“Ka njerëz që flasin shumë, por unë nuk kam patur kurrë asgjë me Neymar. Është një shaka që krijova dhe gazetarët folën rëndshëm për atë”, deklaroi Silva për Le Parisien.

Ishte pikërisht goli me kokë i Silvas, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Neymar që siguruan fitoren dhe kualifikimin e Brazilit për më tutje. Brazili tashmë do të ndeshet me Meksikën, që u kualifikua në Grupin F. Pikërisht përpara sfidës së të hënës në Samara, Silva paralajmëroi shokët e tij të ekipit: “Meksika është një ekip shumë i mirë, duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këtë. Kundër Gjermanisë ata e merituan fitoren 1-0. Ne duhet të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundshme”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb