U paraqit në sallën e gjyqit me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht, por gjykatësi i çështjes i kërkoi të largohej nga salla e gjyqit dhe të kthehej i veshur me rroba të përshtatshme.


Kjo ndodhi gjatë një seance para kryetarit të Sektorit Civil të Gjykatës së Triestes, Arturo Picciotto.


”Në sallën e gjyqit kemi pasur dy bashkëshortë në fazën e divorcit me avokatët e tyre. Duke qenë se ishte i papërshtatshëm në veshje, urdhërova të paraqitej me rroba të përshtatshme”, theksoi Picciotto.


”Paraqitja në një process gjyqësor është thelbësore, një mënyrë për të njohur vlerën e institucionit dhe rëndësinë e funksionit që po kryejmë në emër të popullit italian”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb