SHBA-Një 31 vjecar ka folur për tërheqjen e tij nga femrat më të mëdha në moshë. Nuk bëhet fjalë as për 40-vjecare, as për 50-vjecare, por për gra të moshës mbi 60 vjec e lart. Nëse është nën 60 vjec, mos të lodhet sepse Kyle Jones nga Pittsburgh i Pennsylvania nuk i preferon. Partnerja më e vjetër e tij ka qenë një 91 vjecare, dhe më e reja vetëm 60 vjec.

Në një rrëfim të tij për ‘TLC’s My Strange Addiction’, Kyle pohon se pëlqen gjithçka tek femrat e moshuara.
“Më pëlqen gjithçka tek ato. E dashuroj aromën që vijnë, ndjenjën e tyre, mentalitetin që kanë”, shprehet gjithë entuziazëm.
“E sidomos rrudhat. Ato të sjellin buzëqeshjen kudo në fytyrë e trup”.
Por mbi të gjitha, këto femra duhet të kenë flokët ngjyrë platin, të jenë thinjoshe.
“Kur nisa të pëlqeja gjyshet? Kur isha në klasën e gjashtë dhe mësuesja ime ishte një grua e vjetër, me flokë ngjyrë platin dhe tepër seksi”.
Kurse në moshën 18-vjecare, Kyle tregon se doli për herë të parë me një 50-vjecare.

Karen është një prej femrave që ka dalë me Kyle.
“Po pse femrat e famshme, gjithmonë kanë të dashur më të rinj në moshë. Thashë dhe unë ta provoj njëherë”.
Karen pohon se ka pak frikë sepse Kyle është më i ri në moshë, megjithatë shton se, “fundja po provoj një eksperiencë të re. Më leverdis”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb