QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje në vitin 2021, menjëherë pas Pandemisë Covid -19, po kjo terapi, e cila përdor rreze gama të prodhuara nga kobalti-60 për trajtimin e tumoreve malinje, ka përdorim të kufizuar në botën moderne.

Kjo teknikë ka qenë një metodë e rëndësishme në historinë e radioterapisë pas Luftës së Dytë Botërore, por sot është zëvendësuar për shumicën e rasteve nga teknologjitë më moderne dhe më të sofistikuara të radioterapisë, siç janë terapia me rreze X dhe terapia me rreze jonizuese të ngjashme.

Blerja e një pajisje që po del nga qarkullimi nga QSUT dhe lënia e saj jashtë kushteve të sigurisë tregon për mangësi të thella në administrimin dhe menaxhimin e qendrës spitalore me të madhe në vend, sipas ekspertëve. Nga studimet shkencore ka plot të dhëna që dëshmojnë se mbajtja e pajisjes në kushte jo te sigurta (bunkerë betoni) shkakton dëme të mëdha në shëndet te personat që kanë ekspozim të gjatë afër saj. Trajtim me Kobalt qe i përhapur nga vitet 1960 deri në 1980, por tani gjithnjë e më pak po përdoret kjo lloj terapie për shkak të përparimit teknologjik. Pasi pajisjet e kobaltit dalin nga funksioni mbetjet kanë kosto administrimi për shkak të nivelit të lartë të radioaktivitetit.

Ndërsa terapia moderne me rreze X dhe teknologji të tjera ofrojnë mundësi të avancuara për të shënuar dhe trajtuar më saktësisht tumoret, duke minimizuar dëmtimin e indeve të të shëndetshme. Në disa vende të zhvilluara, ka ende përdorim të kufizuar të Kobalto-terapisë në raste të caktuara, sidomos atje ku nuk ka qasje të lehtë në teknologji më të sofistikuara. Megjithatë, trendi global është që të shkojë drejt përdorimit të teknologjive më moderne të radioterapisë për trajtimin e tumoreve malinje.

Inspektime të mëparshme te Organizatës Botërore të tregtisë kanë gjetur se Shqipëria ka mungesa të theksuar në pajiset mjekësore, të cilat në të shumtën e rasteve janë të vjetra. Gjithashtu Shqipëria ka shumë pak radiologë të cilat nuk janë të aftë të përdorin risitë teknologjike të shkencës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb