Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 15-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Blutë njoftojnë se gjatë kontrollit të ushtruar, adoleshentit iu gjet me vete një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).

Njoftimi: 

Qarkullonte me armë zjarri, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 15-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe një dorezë metalike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb