Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një lidhje skype në News24, foli në lidhje me krijimin e partisë së re “Djathtas 1912”.
Ai u shpreh se me pluralizmin opozitar, po shkatërrohet pluralizmi politik, ndërsa theksoi se opozita nuk po tejkalon dot veten në mënyrë që të vërë të parin interesin e shqiptarëve.
Mediu u shpreh se e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë qeveri që e quajti të korruptuar, është bashkimi.
“Me pluralizmin opozitar, po shkatërrohet pluralizmi politik
Një opozitë e bashkuar është e vetmja rrugë për t’u përballur me një qeverisje të korruptuar e që manipulon zgjedhjet.
Nuk po tejkalojmë dot veten, duke mos vënë përpara interesin e shqiptarëve”, tha ai.