Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Brukselit, ku një person ka goditur me thikë një polic. Ngjarja ndodhi jashtë një stacioni policor në kryeqytetin belg.

CNN raporton se ndërhyrja e policëve ka qenë e menjëhershme, të cilët kanë reaguar, duke plagosur sulmuesin.

Tashmë agresori dhe polici ndodhen në spital, por jashtë rrezikuar për jetën. Sipas zëdhënësit të policisë, deri më tani nuk dihet nëse ka qenë një sulm terrorist.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb