Bebe Rexha mbërriti e emocionuar mesditën e të martës në Kosovë. Artistja u prit përzemërsisht nga njerëzit e vendlindjes së saj, të cilët nuk ngurroi të ndalonte dhe t’i përshëndeste.

Madje ajo ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër pak pas mbërritjes, ku tregoi se po punon për të sjellë surpriza dhe performanca të paharrueshme. Bebe foli gjithashtu në gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.

Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj.

“Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur në gjithë botën, është një nga artistët e ftuar specialë për të performuar në skenën e “Sunny Hill Festival” të këtij viti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb