Ish-kryeministri Berisha ishte i ftuar në A-Show në News 24 përballë Adi Krastës. Është e para intervistë që Krasta ka realizuar me Berishën në 30 vjet, dhe për këtë arsye, Berisha tha që në nisje se nuk do të ishte e fundit.


I pyetur qysh në fillim nga Krasta në se në karrirën e tij politike ka tipare autoritariste, Berisha u përgjigj: “Në prioncip Jo. Njeriu ka koshiencën dhe subkoshiencën dhe askush nuk mund të mohojë nërvperimin e tye, ekuilibrat dhe shvendosjen e tyre. Por në princip kam patur apsolutisht vetëm lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut.



Ky ka qënë parimi im. Kur kam bërë shkrimet e para ka qënë diktaturë, kundër çensurës, kundër terit informativ. Sigurisht sihte diktaturë në grahmat e fundit por viste çështe e vërteta sepse në kufi vriteshin çdo javë të rinj. E gjithë beteja ime ishte për të qënë Ai që nuk kisha mundur të isha për ët shprehur mendimet e  mija.  Së këtejmi, absolutisht në thelb nuk kam patur pasion tjetër e përkushtim më të madh se liritë dhe të drejtat e njeriut,. Por unë nuk mund të them, se sado princip udhëheqës, nuk ka patur edhe luhatjtet e veta”, tha Berisha.

I pyetur nga Krasta  se njerëzit me të cilët ka punuar Berisha, janë imponuar prej tij por edhe kanë shfaqur frikë ndaj tij, ish-kryeministri pohon: Për njerëzit që kanë punuar me mua janë të shumtë dhe gjej rastin të përulem me nderim para tyre sot, kanë patur një vështirësi tek unë dh ka qënë pasioni me të cilin unë trajtoja ose ndiqja çështjen.

Me këshilltarët e mi të afërt iu kam kërkuar që të më thonë mendimet siç i kanë dhe jo siç i dua unë. I ua kam përsëritur shumë herë që mendimet siç i dua unë i kam në kokën time, unë kam nevojë për mendime ndryshe nga ato të mijat. Unë besoj se janë shprehur lirshëm e pa rezerva qëndrimet dhe mendimet e  tyre”, tha Berisha.

(BalkanWeb)