SHKODËR

Një ngjarje ende e paqartë ka ndodhur në Shkodër, teksa dyshohet për një atentat me armë zjarri të mbetur në tentativë. Policia e Shkodrës deklaron zyrtarisht se mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

S.K., sipas policisë dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: