Në një kohë kur disa persona në Thumancë rezultojnë ende të zhdukur nën rrënojat e pallateve të shembur nga tërmeti, forcat e kërkim shpëtimit vijojnë punën në terren për gjetjen e tyre. Këtyre forcave iu janë bashkuar homologë të tyre nga Kosova, të cilët duket se kanë ardhur të përgatitur me një ‘arsenal’ pajisjesh.

Gazetari Erjon Skendaj raporton për ‘BalkanWeb’ se përveç një qeni të specializuar për aksione të tilla, për të bërë të mundur gjetjen e personave nën rrënoja, forcat e shpëtimit nga Kosova kanë edhe një aparaturë termike. Kjo e fundit bën të mundur që përmes programit të lokalizojë nxehtësinë trupore, duke lehtësuar kështu procesin e gjetjes së personave nën rrënoja.

Aktualisht nga tërmeti janë regjistruar 15 persona të vdekur, ndërkohë që të tjerë rezultojnë të zhdukur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: