TIRANË

Familja Grami në fshatin Zhurje në Ndroq është një nga familjet e dëmtuara më së tepërmi nga tërmeti i pasdites së sotme që tronditi vendin. Gazetarja Klodiana Lala ka qenë pranë kësaj familje bashkë me kamerën e News24 për të parë gjendjen. Me mure të krisura, suva të rënë, shtëpia është e pabanueshme dhe familja ngelet në qiell të hapur. Gruaja tregon se i kanë rënë gurë e tulla në kokë dhe se bashkëshorti e ka gjetur pa ndjenja. Ajo thotë se të birin e ka dërguar tek vëllezërit, ndërsa apelon për ndihmë.

“Mundi e djersa ime përtokë. Binin gurë, ishte shumë frikë. Jemi të traumatizuar. Djalin e çova tek vëllai, u tremb më shumë se unë. Unë nuk iki, do fle në rrugë, nuk e lë dot këtë shtëpinë. Jemi të gjithë pa punë, me një ndihmë ekonomike. I bëj thirrje shtetit të vënë dorën në zemër. Më ka rënë guri në kokë, ka ardhur burri më ka gjetur pa ndjenja”, tha gruaja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb