DURRËS

Lulzim Cuku ka rrëfyer arsyet se pse ka vrau bashkëshorten e tij, Majlinda Cuku më 1 shkurt duke thënë se konflikti kishte nisur 3 muaj më parë.

Cuku pretendon se gruaja e tij e rrihte dhe donte t’i merrte shtëpinë, ose treçerekun e saj për vete. Autori i vrasjes thotë gjithashtu se ai kishte bërë dokumentet për ta marrë atë në Greqi por ajo refuzonte.

 

PJESË NGA FJALA NË SEANCËN GJYQËSORE

Gjyqtari Petraq Curri: Kur nisi konflikti mes jush?

Lulzim Cuku: Ka tre muaj. Unë erdha dhe bëra dokumentat se doja të merrja në Greqi por ajo më tha nuk lëviz prej shtëpie. I thashë që eja në Greqi po nuk vinte. Për këtë kishim filluar të ziheshim.

Gjyqtari Petraq Curri: Gruaja kishte urdhër mbrojtje. Në urdhrin e mbrojtjes thuhet që ti nuk duhet ti afroheshe. Nuk duhet ta shqetësoje. Nuk duhet t’i afroheshe shtëpisë.  Po pse shkove në shtëpi atë ditë?

Lulzim Cuku: Erdha nga Greqia dhe vajta në shtëpi, kisha gjetur lloj lloj gjërash aty. Ajo më rrihte. Më thoshte dil nga shtëpia. Treçereku i shtëpisë është e imja dhe e fëmijëve. Mos na u afro. Po unë po rrija në shtëpinë time.

Gjyqtari Petraq Curri: Ti e kishe vendimin  e gjykatës që nuk duhet ti afroheshe. Sot në datë 6 shkurt duhet të vije në gjykatë se mbaronte afati i urdhrit të mbrojtjes.

Lulzim Cuku: Po e drejtë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb