Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të Flordian Mulaj, i cili vrau pak ditë më parë 43-vjeçarin Artur Dauti.

Nga pamjet duket se autori ishte fshehur në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj

Njoftimi:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.

Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb