Një aksion i madh policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjermani, me qëllim goditjen e bandave kriminale shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja gjermane “BILD”, e cila njofton se komandot speciale e kanë nisur operacionin në rajonin e Oberhauzenit, duke hapur dyert e disa shtëpive me sharra elektrike. Sipas “BILD”, qëllimi i policëve elitarë, të armatosur rëndë, është mafia shqiptare e drogës.

“Se si ranë hetuesit në gjurmët e mafias shqiptare, kjo nuk sqarohet. Por gjithçka mund të ketë lidhje me dy therje me thikë në këtë rajon gjatë javëve të fundit, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë.

Mendohet se ato erdhën si shkak i përplasjes mes shpërndarësve të drogës”, njofton gazeta BILD. Aksioni policor ka nisur pas lëshimit të gjashtë urdhër-arresteve nga autoritetet për anëtarët e krimit të organizuar.

Policia ka arrestuar gjithsej tetë persona të dyshuar, ndërsa qentë e antidrogës kanë zbuluar mbi 3 kilogramë lëndë narkotike. Ndërkohë, që vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë, pjesë të këtyre bandave kriminale.

1,w=756,q=high,c=0.bild
1,w=756,q=high,c=0.bild

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb