Një 38-vjeçar u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë shumë pranë banesës së tij në Vlorë, ndërkohë që ende nuk janë përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Bëhet fjalë për shtetasin Kreshnik Dashi, i martuar dhe baba i një vajze. Gazetari Enrik Mehmeti përmes një postimi në ‘Facebook’ tregon se i riu punonte në një fabrikë këpucësh në Vlorë, ndërsa ngre hije dyshimi për vdekjen e tij.

“38 vjeçari Kreshnik Dashaj u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në një prej zonave më të varfra të qytetit të Vlorës.Fillimisht u fol për vdekje natyrale dhe pa shënja dhune ,version të dhënë dhe nga policia por më pas doli vrasje.Ndërkohë që sipas dëshmimtarëve në dorë kishte një shegë që do tia conte vajzës…Kishte kohë që Qyteti nuk kishte vrasje dhe thamë që disi ramë ca kohë në qetësi…Dimë ato të konflikteve që janë publike po ashtu dhe nga ato që dihen por janë të heshtura ndërsa kjo është nga ato të cuditshmet sepse viktima prej vitesh punonte në një fabrikë këpucësh me turne… Nuk i di arsyet e vrasjes së një personi që ka një pagë minimale ,por di që një fëmijë ngeli jetim…”-shkruan gazetari.

Capture
Capture

Burimet paraprake thonë se në trupin e Kreshnik Dashit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb