ITALI

Një grua shqiptare tregoi në polici se kishte 10 vjet që shfrytëzohej seksualisht nga 5 persona, që të gjithë italianë.

Pas denoncimit të gruas shqiptare, prokuroria nisi hetimet dhe urdhëroi ndalimin e 5 të dyshuarve. Mirëpo, të dyshuarit Gianni Montalto, Ëilliam Oranges, Pierluigi Gallo, Sergio Gallo dhe Salvatore Bruno janë të lënë të lirë, së paku për momentin, shkruajnë mediat italiane.

Fillimisht mbi ta u ngritën akuzat e dhunës seksuale dhe zhvatjes. Viktima shqiptare kishte thënë në organet kompetente se ishte përdorur si prostitutë për 10 vjet dhe kishte raste kur kishte kryer seks në grup, pa dëshirën e saj.

Mësohet se ajo kishte lidhje jashtëmartesore me njërin nga djemtë. Ai më pas e kishte shfrytëzuar seksualisht për një kohë të gjatë. Madje, në disa raste gruaja shqiptare kishte shkuar për kurim në Spitalin e Romës, për shkak të shenjave të dhunës që kishte në trup.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb