Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin e Kombëtares Shpresa, Dario Daka, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Leçes në kampionatin e të rinjve.

Me shiritin e kapitenit në krah, Daka arriti të realizonte në minutën e 31-të të sfidës, në duelin ndaj Kaljarit U20 të vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.

 

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 me 0 për Leçen. Për Dakën ky ishte goli i dytë në këtë edicion. Ai disa herë është grumbulluar edhe nga ekipi i parë, teksa është në pritje për të hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë.  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb