Policia Rrugore e Tiranës ka forcuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërsa janë bllokuar disa patenta.


Ditën e sotme policia është stacionuar në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, konkretisht pranë tunelit të Kërrabës, ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 182 km në orë.

“Vijon të ndodhë.
Të qarkullosh me mjet s’do të thotë që 🛣 të të duket si pistë avioni apo makina 🚀.
Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm deri në këto momente, kontrolle të pandërprera 📸👮🏻♀në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas.
9 patenta të pezulluara për shpejtësi të evidentuara gjatë kontrolleve me 📸✍👮🏻♀, prej orës 07:00 deri në orën 15:00.
Shpejtësi që varionin nga 147 km/h deri në 182 km/h.
Shpejtësi ✈që të vret jetën🚑.
🚫✈🚑🏡❓❓❓❓
🚔🚓 📸✍👮🏻♀”, thuhet në mesazhin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb