Policia e Shtetit ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në autostradën Tiranë-Elbasan, ku mes të tjerash ka ndaluar një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 204 km/h.

Gjithashtu, gjatë aksionit policia ka pezulluar 24 patenta, të gjitha për shpejtësi të lartë, që varionte nga 140 km/h në 204 km/h.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Vijon kontrolli me ?, në aksin Sauk-Teg. 204 km/h?✈✈? para pak minutash. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.

Mos ✈ se në rastin më të mirë ju pret ?‍♂️e ?, e në rastin më të keq ju pret ? ✈?? ? ??? Duaje jetën, jetoje ateë? familja pret TY të shkosh në ??, jo patenta pa ty”, shkruan policia, ndërsa publikon edhe video nga aksioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb