TIRANE- Operacionet për ndalimin e shoferëve që shkelin qarkullimin rrugor në kryeqytet vijojnë.

Gjatë kontrollit me radar në autostradë është ndaluar drejtuesja e mjetit L.D, me 163 km/h dhe në kushte te lageshtirës në rrugë si pasojë e motit të keq.

Qëllimi jonë s’është as pezullimi i Lejes se Drejtimit, as sasia e masave administrative, por vetëm e vetëm siguria e jetes në rrugë.

Parandalimi i aksidenteve rrugore ka mobilizuar 24/24 h Policinë Rrugore të Tiranës.

Kontrolle te pa nderprera në të gjitha rrugët, rrugicat, lagjet, për të gjitha llojet e shkeljeve të Kodit Rrugor.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb