Mërgim Mavraj nuk i ka aspak mirë punët me skuadrën e tij. Futbollisti i Hamburg të hënën ishte titullar në sfidën që Shqipëria luajti kundër Norvegjisë, por sikundër pritej kjo nuk ka shërbyer për mirë, pasi skuadra gjermane ka vendosur që 31-vjeçari në vazhdim të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.

Vendimin e mori Trajneri Christian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku skuadra ndodhet. Me Mavrajn te 21-vjeçarët është bashkuar edhe futbollisti Wallace.

Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters:

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.”

Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në Këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb