TIRANE

Përsosja e vazhdueshme mbetet objektivi kryesor i Universitetit ‘Luarasi’, i cili me mbështetjen e Bashkimit Evropian është pjesë e një projekti për përmirësimin e cilësisë.

Dael Dervishi Drejtori i Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë bën të ditur se disa universitete në Ballkan janë përfshirë në një projekt me qëllim ngritjen e cilësisë.

Konsorsium universitetesh, Luarasi dhe disa universitete të Ballkanit janë në projekt për sigurimin e cilësisë brenda universitetevE.

Sipas Dervishit, përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare të Universitetit Luarasi ka një përfitues kryesor.

Universiteti priti delegacionin ndërkombëtar për të finalizuar këtë projekt I cili do të sigurojë përmirësimin e vazhdueshëm në favor të studentëve të tij. Në Universitetin ‘Luarasi’ përgatiten të rinj për tregun e punës në fushat Drejtësi, Ekonomi, Teknologji Informacioni dhe Inovacioni si edhe Infermieri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb