Kur Paris SG transferoi Neymar nga Barcelona në vitin 2017, në klubin francez por edhe në shumicën e opinionit sportiv botëror u duk sikur parizienët do të ishin të pandalshëm dhe pas dominimit në Ligue 1, do të ishin favoritë edhe në Champions. Por i gjithë ky entuziazëm, tashmë është kthyer në një zhgënjim shumë të madh.

Neymar Cropped 12qimdvy3wwla1kg27ttlm76pq
Neymar Cropped 12qimdvy3wwla1kg27ttlm76pq

Sulmuesi brazilian është shumë larg pritshmërive, ndërsa që nga viti 2017 kur veshi fanelën e skuadrës pariziene ka luajtur më pak se gjysmën e ndeshjeve. E habitshme për atë që është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Por numrat nuk gënjejnë. Ato thonë se Neymar ka zbritur në fushë në 63 ndeshje, ndërsa ka munguar në 64 të tjera. Në të shumtën e rasteve, më saktë në 52 sfida ai ka qenë i dëmtuar, 4 ndeshje i ka humbur për shkak të pezullimeve dhe po aq në fillim të këtij sezoni kur priste rikthimin te Barcelona.

Neymar Psg Vs Angers Ligue 1 20192
Neymar Psg Vs Angers Ligue 1 20192

Këto shifra e kanë kthyer Neymar në një shenjestër të kritikave, teksa mediat franceze shkojnë më larg duke bërë edhe llogari të tjera. Kështu, duke marrë parasyesh shifrën rekord të shpenzuar për transferimin e brazilianit, Paris SG i kushton 5.5 milion euro çdo ndeshje që Neymar është në fushën e lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: